Kronikë

Ekstradohet shtetasi kosovar nga Hungaria i kërkuar për kontrabandim me migrantë

Është ekstraduar një shtetas kosovar nga Hungaria dhe më pas është arrestuar në aeroportin e Prishtinës.

Ai u arrestua me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë për kontrabandim me migrantë.

“I dyshuari mashkull kosovar nga shteti i Hungarisë është ekstraduar dhe nën përcjellje të njësitit policor ka arrit në ANP Adem Jashari, i njejti është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë për veprën Kontrabandim me migrantë e mbetur në tentativë. Me kërkesë të Prokurorisë Themelore departamenti për krime të rënda i dyshuari është dërguar në mbajtje derisa të dërgohet para gjykatës”, thuhet në raportin e PK-së.