Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre policë në Gjakovë arrestohen për keqtrajtim të një qytetari

policia

Tre zyrtarë policorë të Stacionit Policor të Gjakovës janë arrestuar të enjten nën dyshimin për keqtrajtim të një personi, të arrestuar sot për kundërvajtje në trafik, ka njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës.

IPK-ja ka rekomanduar suspendimin edhe të katër zyrtarëve të tjerë policorë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit për media, rasti kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Ankuesi ishte dërguar për trajtim mjekësor nga policia, si pasojë e lëndimeve që dyshohet të kenë ardhur nga përdorimi i forcës nga policët.

Ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ata po ashtu janë suspenduar nga detyra.