Tre të arrestuarit të shtunën në “Rrugën C” të Prishtinës kanë kanosur me armë një person, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma Bereta me një karikator me gjashtë fishekë të kalibrit 7.62 mm”, thuhet në raportin e Policisë.
Dy nga të dyshuarit janë liruar, ndërsa tjetri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.