Kronikë e zezë

Kapen pajisje mobile duke u futur ilegalisht në Burgun e Dubravës

 

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndaluar futjen e tre telefonave mobil tre mbushës, një sim-kartelë dhe një usb, në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Sipas SHKK-së, një të burgosuri i kishte shkuar një vido-lojë “playstation”, ku në të janë gjetur mjetet e kamufluara. Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 08:45.