Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për kontrabandë me mallra dhe dhënie të ryshfetit

Foto: Koha / Ilustrim

Një person është arrestuar të mërkurën në Zubin Potok. I njëjti raportohet se më 27 dhjetor të vitit të kaluar kishte kryer kontrabandë me mallra dhe dhënie të ryshfetit.

Për të dyshuarin, Policia thotë se ka pasur edhe urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë, në qendrën e ndalimit në Prishtinë.