Kronikë

Pezullohen kërkimet për 47-vjeçarin që u hodh nga Ura e Fshejtë

Të hënën rreth orës 14:00 dyshohet se një person nga Rahoveci është hedhur nga Ura e Fshejtë. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke i thënë se KOHËS se personi i gjinisë mashkullore, është 47-vjeçar.

Mirëpo, për shkak të vërshimeve, kërkimet për të janë pezulluar.

“Pas vëzhgimit të terrenit dhe në veçanti shtratit të lumit janë ndërpre kërkimet, me arsyetim kushtet e pamundshme të kërkimit nga uji dhe të reshurat atmosferike. Për vazhdimin e këtij operacioni do të njoftoheni”, ka thënë Policia.