Kronikë

Mbante arsenal armësh në shtëpi, i caktohen 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore e Gjilanit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh personit të cilit iu gjet arsenal armësh në shtëpi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 21.01.2021, në shtëpinë e të pandehurit A.I., në fshatin Beguncë të komunës së Vitisë, gjatë bastisjes është gjetur një arsenal i armëve dhe municionit", thuhet në komunikatë. Armët e mbajtura: 

- Dy armë të zjarrit AK-47,

- Dy karikatorë me gjithsejtë 24 fishekë të kalibrit 7.62mm,

- Dy karikatorë me nga 30 fishekë të kalibrit 7.62mm,

- 15 pako me gjithsejtë 225 fishekë të kalibrit 7.62mm,

- 143 fishekë të kalibrit 9mm,

- Një pistoletë Zigana 9x19mm me dy karikatorë,

- Një pistoletë SFRJ 7.62mm me karikator,

- Një pistoletë e kalibrit 7.62mm T,

- Një pistoletë TT me një karikator,

- Dy karikatorë të revolverëve me 37 fishekë të kalibrit 7.62 mm,

- Një leje për lëvizje me armë,

- Pesë gëzhoja të kalibrit 7.62mm të AK-47 dhe 4 gëzhoja të kalibrit 7.62mm të pistoletës.

Për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, përdorim të armës dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, i pandehuri është dërguar në paraburgim.