Kronikë e zezë

Një 29-vjeçare goditet për vdekje nga vetura në fshatin Mazgit

Një 29-vjeçare goditet për vdekje nga vetura në fshatin Mazgit
 

Një 29-vjeçare me inicialet Sh.J. ka vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Mazgit.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00. Fillimisht e aksidentuara ishte dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rreth orës 18:00 është njoftuar se ajo s’ka arritur t’u bëjë ballë plagëve të pësuara nga aksidenti.