Kronikë

Arrestohet në Han të Elezit një i dyshuar për kanosje

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kërcënuar përmes telefonit një vajzë dhe babain e saj në Ferizaj.

Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuaro me datën 03.02.2020 dhe 13.02.2020 radhazi ka marr mesazhe kërcënuese nga një numër që dyshohet se i përket shtetit të Maqedonisë , ku në të njejtat mesazhe është kanosur edhe babai i tij.

Pas një pune të gjatë operative dhe në bashkëpunim me policinë e Maqedonisë Veriore , hetuesit kanë arritur ta sigurojnë dëshmi për përdoruesin e numrit të dyshuar dhe kanë identifikuar të dyshuarin, R.N. i cili ka shtetësi të dyfishtë të Kosovës dhe të Maqedonisë Veriore.

I dyshuari të martën është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

“Pas intervistimit të të dyshuarit me aktvendim të prokurorit te Prokurorisë Themelore- Ferizaj, i dyshuari është ndaluar në mbajtje deri ne 48 orë”, thuhet në njoftim.