Kronikë

Vjedhje në një market në Prishtinë

Në Prishtinë pasditen e djeshme një person është futur në një market dhe e ka kërcënuar me thikë pronarin duke arritur t’ia grabisë 50 euro.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë rreth orës 17:30. Ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk raportohet për të lënduar.