I mituri që dyshohet për therjen te shkolla “Ismail Qemali” dërgohet në mbajtje

I mituri që dyshohet për therjen te shkolla “Ismail Qemali” dërgohet në mbajtje
I mituri, që dyshohet se të martën në mesditë theri një person në afërsi të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, është dërguar në mbajtje prej 24-orësh me rekomandim të prokurorit të shtetit, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sulm me thikë në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, lëndohet një i mitur
Një i mitur është dërguar në Stacionin policor në Prishtinë pasi dyshohet se ka lënduar një person me thikë.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:45 në afërsi të Shkollës Fillore “Ismaili Qemali”, ku Policia njofton se i mituri që ka marrë lëndime, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
"Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin policor.
Zëvendësdrejtori i shkollës, Bajram Rapqani, i ka thënë KOHËS se i lënduari nuk është nxënës i kësaj shkolle.
Bëhet e ditur se sulmuesi është në klasë të nëntë në këtë shkollë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Arrestohet kosovari 57-vjeçar në Morinë, ishte në kërkim nga UNMIK-u për “vrasje e ngelur në tentativë”

Rrahje në mes të dy vëllezërve pas mosmarrëveshjes pronësore

Tentuan ta kalojnë ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë, ndalohen nga Policia

Djali rrah babanë në Suharekë

Në një taksi në Prishtinë gjendet substancë narkotike

Një person kërcënohet përmes sms-ve nga ish-bashkëshortja

Tri gra në Skenderaj ngacmohen seksualisht nga një person

Ndalohet një zyrtar policor në Gjilan, dyshohet për bixhoz të paligjshëm dhe mashtrim

I ofron policit 10 euro ryshfet që ta lejojë ta kalojë kufirin, arrestohet shqiptari i Maqedonisë

Kapen duke hyrë jashtëligjshëm në Kosovë 576 copë epruveta për teste të COVID-19

Zhduket një vajzë në Suharekë
