Kronikë

Sekuestrohet një revole në Prishtinë

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Prishtinë në orët e mëngjesit, ndërsa i është gjetur një revole e tipit EKOL dhe tre fishekë.

Poliica e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 3 të mëngjesit në rrugën “Mark Isaku” është ndaluar një veturë e tipit Smart, në të cilën gjendeshin dy persona. Gjatë kontrollit te pasagjeri F.O. 50-vjeçar është gjetur revole e tipit EKOL dhe tre fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për armbëmbajtje pa leje.

{gallery}