Një shtetas i Shqipërisë ka tentuar të kontrabandojë një kafshë në Kaçanik.
Kamioni me të cilin ishte dhe kafsha kanë mbetur në terminalin doganor atje, ndërsa i dyshuari është liruar më pas.
“Raportohet se njësiti policor ka ndaluar një automjet transportues që drejtohej nga i dyshuari mashkull Shqiptar, shtetas i Shqipërisë , ku gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti transportonte një dem (kafshë)pa numër martikulues dhe asnjë dokument përcjellës. Kamioni dhe kafsha mbetet të dërgohen në terminal doganor. I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.