10 thasë duhan i grirë gjenden në bagazhin e veturës në Vërmicë
Foto: Policia e Kosoves
Policia e Kosovës ka gjetur 10 thasë duhan të grirë në një veturë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, të dielën rreth orën 18:00.
Pas dyshimeve të ngritura lidhur me një veturë që drejtohej nga një person i dyshuar, Policia në bashkëpunim me Doganën e kanë selektuar atë për kontrollë në vijën e dytë.
Policia ka njoftuar se pas matjes që i është bërë nga zyrtarët e Doganës, duhani ka rezultuar me peshë 107 kg.