Kronikë e zezë

Vdes pas nëntë ditësh i aksidentuari në Kaçanik

Vdes pas nëntë ditësh i aksidentuari në Kaçanik
 

Policia e Kosovës njofton se ka vdekur njëri nga të lënduarit në një aksident trafiku që kishte ndodhur më 8 janar të këtij viti në fshatin Kovaçeq të Kaçanikut e ku ishte e përfshirë edhe një veture zyrtare e komunës së Kaçanikut.

“Lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar, që ishte në tretman mjekësor në një spital jashtë vendit, ka vdekur”, thuhet në njoftim të Policisë.