Personi i vdekur afër Badovcit është Fadil Suleviqi, ish-pjesëtar i Policisë

Personi i vdekur afër Badovcit është Fadil Suleviqi, ish-pjesëtar i Policisë
Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e Fadil Suleviqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Në njoftimin zyrtar, Policia thotë se ai është gjetur pa shenja jete të premten rreth orës 14:00.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka kontaktuar familjarët e personit, si dhe ka ftuar prokurorin e shtetit dhe ekipet e mjekësisë urgjente. Ne vendngjarje mjekët kanë konstatuar se trupi i viktimës është i pajetë. Viktima është: F.S, mashkull”, thuhet në njoftim.
Ekipet e hetuesisë dhe krim-teknikës janë në vend të ngjarjes.
Policia konfirmon vdekjen e një ish-pjesëtari të saj
Policia e Kosovës ka konfirmuar për KOHË-n se një ish-zyrtar i saj ka vdekur sot, mirëpo nuk e ka zbuluar identitetin e tij.
Burime nga Policia thanë se i ndjeri është gjetur pranë liqenit të Badovcit.
“Ajo që mund të themi tash për tash është se një ish-pjestar i Policisë ka vdekur dhe sipas hetimeve të para nuk ka shenja të dhunës. Për fjalë për vdjekje natyrore. Ekipet janë në vendin e ngjarjes dhe shpejt do të dalin me informacione zyrtare”, ka thënë burimi nga Policia për KOHËN.
Disa burime në Polici, kanë thënë se dyshohet që i ndjeri është Fadil Suleviqi, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Plagoset një person në Kaçanik pas përleshjes me një tjetër

Policit në Dragash i jepet një muaj paraburgim për plagosjen e dy personave

Arrestohen dy shqiptarë në Londër pasi zihen me 20 kilogramë kokainë

Zbulohen mijëra dollarë të falsifikuar në Prizren

Digjet një plantazhë me mjedra në Podujevë

Policia jep detaje për therjen me thikë të babait nga djali i tij në Mitrovicë

Arrestohen pesë persona në Gjakovë, dyshohen për marrje me prostitucion

Gruaja nga Vushtrria gjen të vdekur familjarin e saj në një pusetë

Grabitet një dyqan armësh në Viti

Zhduken dy të mitura, njëra nga Prishtina e tjetra nga Klina

Theret me thikë një 58 vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se e bëri djali i tij
