Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë

Një i dyshuar për vjedhje është arrestuar të martën në mbrëmje në Prishtinë. Për të njëjtin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhë në fshatin Tenezhdoll të Prishtinës.

“Rasti i vjedhjes ka ndodhur me datën 09.01.2021, ku personi i dyshuar ka arrit që me forcë të depërtoj brenda një shtëpie dhe nga aty ka marrë një shumë të parave si dhe stoli ari në vlerë prej 7000 euro.

Personi i dyshuar është F.A. 30-vjeçar. I njëjti pas arrestimit me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje.