Policia e Kosovës ka arrestuar në Graçanicë një të dyshuar për grabitje të armatosur ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.
Policia ka ndërmarrë dy operacione të bastisjes me ç‘rast ka arrestuar të dyshuarin H.B. 22 vjeç, shtetas i Kosovës për të cilin ekziston dyshimi se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes së armatosur kur dy të dyshuar të armatosur dhe të maskuar kishin grabitur mbi tre mijë euro para të gatshme nga një hotel në Graçanicë.
Ndërkaq, është identifikuar edhe i dyshuari i dytë A.B. 25 vjeç, po ashtu shtetas i Kosovës, i cili aktualisht është në arrati dhe i njëjti është shpallur në kërkim.
“Të dyshuarin e arrestuar policia e ka proceduar para Gjykatës dhe ndaj të njëjtit është shqiptuar masa e vazhdimit të paraburgimit prej 30 ditësh, përderisa vazhdon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.