Kronikë

Policia mbyll në Skenderaj tri lokale të lojërave të fatit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Likoc të Skenderajt ka hasur në orët e mbrëmjes të martën në tri lokale të hapura në të cilat zhvilloheshin lojëra fati.

Siç njofton Policia, të gjitha lokalet janë mbyllur dhe janë konfiskuar pajisjet që janë shfrytëzuar për lojëra.

Pronarët janë intervistuar dhe më pas janë liruar ndërsa personave që gjendeshin në lokale u janë shqiptuar tiketa për mos respektim të masave.