Kronikë e zezë
Vidhen 33 laptopë në një lokal në Ferizaj

Më shumë se tridhjetë laptopë të llojeve të ndryshme janë vjedhur të hënën në një lokal në Ferizaj.
Siç njofton Policia e Kosovës përmes një raporti, persona të panjohur kanë hyrë më forcë në një lokal dhe aty kanë vjedhur tridhjetë e tre laptopë.