Kronikë

Arrestohen dy shtetas të huaj në Prishtinë për vjedhje në tentativë

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimet se kanë kryer vjedhje.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku sipas njoftimit, dy shtetas të huaj, T.O. maroken, 25-vjeçar dhe Y.H. shtetas i Palestinës, 30-vjeçar, në rrugën “Bill Klinton”, janë futur të hënën rreth orës 23:00 brenda një marketi për të kryer vjedhjen.

Të dyshuarit janë arrestuar nga policia ndërsa më pas janë dërguar në mbajtje për 48 orë.