Kronikë

Kontejnerët në lagjen Dardania përfshihen nga zjarri [video]

Disa kontejnerë të mbeturinave në lagjen Dardania në Prishtinë janë përfshirë nga flakët.

Nga videot që ka siguruar KOHA, në vendin e ngjarjes shihen edhe ekipet e zjarrfikësve që mundohen të ndalin zjarrin.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës ku thotë se për rastin janë informuar rreth orës 20:00.

“Rreth orës 20:00 është marrë informata për një zjarr në disa kontenjerë mbeturinash në rrugën "Lekë Dukagjini" në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po ashtu kanë prezantuar aty”, thuhet në njoftimin policor.