Kronikë

Digjet një shtëpi në lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mbrëmë në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Në pamjet e dërguara nga lexuesit e Kohës shihen se të pranishëm kanë qenë edhe ekipi i zjarrfikësve.

Ende nuk dihet nëse dikush ka mbetur i lënduar, ndërkaq KOHA është duke pritur përgjigje nga Policia për të mësuar më shumë detaje rreth rastit.