Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të vitit 2021 në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka qëlluar me thikë kunatin, duke ia shkaktuar vdekjen, raportoi të premten “Shekulli”.
Sipas Policisë, rreth orës 04:00, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij, V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka vdekur në spital.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë së Shqipërisë.