Kronikë

Vjedhje e rëndë në Kamenicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Komunën e Kamenicës është vjedhur një arkë dhe disa telefona mobilë nga disa persona të panjohur.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 03:35, ku të dyshuarit janë futur në një lokal dhe kanë kryer vjedhjen.

Është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është nën hetime.