Kronikë

Arrestohet një zyrtar korrektues në Burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka arrestuar zyrtarin korrektues në Burgun e Dubravës në Istog pasi i është gjetur një telefon mobil në vendin e punës.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 07:40, ndërsa me vendim të prokurorit telefoni i është konfiskuar dhe i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.