Është arrestuar një i dyshuar në Vushtrri për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, dhunim dhe ndërprerje e palejuar e shtatzënisë dhe sulm seksual.
Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari kishte kryer këto vepra më 29 tetor 2019.
“Pas hetimeve të bëra është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte kryer veprat penale të lartcekura ndaj dy viktimave femra të mitura kosovare”, thotë PK.
Policia shton se nga i dyshuari janë sekuestruar si prova materiale: një telefon mobil dhe dy Micro SD Card.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.