Një vajzë nga Prishtina ka raportuar në Policinë e Kosovës se është rrahur nga babai i saj.
Sipas raportit, ajo ka marrë edhe lëndime trupore.
“Ankuesja ka raportuar se babai i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti mbetet nën hetime”, njofton PK-ja.