Kronikë

Arrestohet një person në Vushtrri për dhunë në familje

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Një person në Vushtrri është arrestuar për dhunë në familje.

Policia thotë se dyshimet janë ngritur se i dyshuari (vjehrri) i saj në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës dhe rasti është raportuar nga vetë viktima.

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, me ç ‘rast është arrestuar personi i dyshuar.

Si rezultat i hetimit të zgjeruar, bazuar në elemente të tjera rrethanore, hetuesit policorë te i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie për të cilën nuk posedonte leje.

Ndërsa, pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale ‘dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.