Dy persona rreth moshës 17-vjeçare janë arratisur pasi kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë fyer disa zyrtarë policorë në Gjilan.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, të njëjtit duke kundërshtuar mbylljen e marketit, kanë filluar t’i fyejnë policët, duke i kanosur edhe me vrasje.
“Të dyshuarit kishin ikur nga ai lokacion, por gjatë ikjes kishin gjuajtur me gurë në drejtim të policëve dhe të njëjtit gjenden në arrati. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit e cila vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.