Kronikë

Zhduket një grua në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Një grua raportohet të jetë zhdukur dje në Mitrovicën jugore, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, thotë PK.

Në raportin 24 orësh Policia nuk jep detaje të tjera rreth këtij rasti.