Kronikë

Rrahu nënën e tij dhe ia mori paratë me forcë, arrestohet një person në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se sulmuar fizikisht nënën e tij dhe më pasi i ka marrë para me forcë. Rasti raportohet se ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00 në Komunën e Gjakovës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gruaja ka marrë trajtimin mjekësor.

Rast i ngjashëm i dhunës në familje ka ndodhur në Malishevë. Policia ka arrestuar një person që dyshohet se ka kanosur gruan e tij.

Gruaja raportohet se është dërguar në strehimore dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është në mbajtje.