Kronikë e zezë

Nëntë vjet burgim e 11 mijë euro gjobë tre personave nga Gjilani për sulm kibernetik në vende të huaja

Nëntë vjet burgim e 11 mijë euro gjobë tre personave nga Gjilani për sulm kibernetik në vende të huaja
 

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre të akuzuarve L. I., L. Sh. dhe L. M.

I akuzuari L. I. nga viti 2011 deri më 4 gusht 2015, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe me qëllim që t’i shkaktojë dëm personave të tjerë, ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në sistemet kompjuterike të shfrytëzuesve të internetit kryesisht në SHBA përmes kompanisë Yahoo, duke kopjuar, vjedhur të dhëna të ndjeshme si të dhënat për llogari bankare dhe këto të dhëna i ka arkivuar në një server të veçantë, ashtu që ka përdorur webfaqen e krijuar për shitjen e programeve keqbërëse tek personat e ndryshëm, dhe ka pranuar pagesa nga shtetas të shteteve si Kina, Amerika, Rusia, Ukraina etj., në shumën prej 73.477,18 Euro, në emrin e tij dhe anëtarëve të ngushtë të familjes.