Kronikë

Të shtëna me armë në Podujevë, sekuestrohen tri gëzhoja

Descriptive Text

Në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Këtë për KOHËN e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku thotë se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 14:30, ku në vend të ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.

Policia ka identifikuar O.M., 58-vjeçar dhe të njëjtit ia ka sekuestruar një revole e tipit Browing, me të cilën dyshohet se është shtënë.

Policia njofton i dyshuari ka shtënë me armë për qëllime të një gëzimi familjar, derisa ndaj tij është iniciuar rast hetimi.