Kronikë

Në Suharekë një person bie nga lartësia 4 metra në vendin e punës

Descriptive Text

Një person në fshatin Grejkoc të Suharekës ka marrë lëndime trupore pasi ka rënë nga një lartësi 4 metra, derisa ishte duke punuar në objektin e një kompanie, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe inspektorët e punës”, thuhet në raportin e Policisë.