Një mashkull kosovar në Fushë Kosovë ka kërcënuar me vetëvrasje nëse prindërit e tij nuk i japin të holla.
Sipas njoftimit të Policisë, me një granatë dore ai ka thënë se do ta hedhë vetën në ajër nëse kërkesat nuk i realizohen.
Në vendin e ngjarjes njësiti për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.