Kronikë

Vidhet një barnatore në Malishevë

Është vjedhur një barnatore në Malishevë në orët e hershme të së dielës, është njoftuar nga Policia e Kosovës.

Pronari i barnatores ka njoftuar se të dyshuar të panjohur kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur arkën me para të gatshme.

Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se po hetohet rasti.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në barnatore dhe kanë vjedhur arkën me para te gatshme. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë.