Kronikë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për trafikim me njerëz, grabitje e shantazh

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin e personit të kërkuar për veprat penale “Trafikim me njerëz, grabitje, shantazh”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Personi i kërkuar është:

ILIR (Xhemё) ISUFI i lindur me 15.08.1974 në fshatin Katundi i Ri- PEJË.

I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:

“Trafikim me njerëz, Grabitje, Shantazh”

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

- E-mail adresa: [email protected]

{gallery}