Një person ka raportuar se është ndaluar nga tre persona të armatosur me revole dhe i kanë grabitur uletën me 100 euro.
Rasti ka ndodhur dje në Skenderaj, teksa në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se deri sa ishte duke udhëtuar me veturën e tij, është ndaluar nga tre persona të dyshuar të armatosur me revole dhe të njëjtit i kanë grabitur viktimës kuletën me 100 €, dhe ishin larguar në drejtim të pa njohur. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.