Kronikë

Digjet një lokal në Prishtinë me shishe benzine

Një lokal është djegur në Prishtinë në orët e hershme të së shtunës. Dyshohet se një person ka hedhur shishe benzine në lokal dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, të KEDS-it dhe zjarrfikësit dhe kanë shuar zjarrin.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti po vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.