Kronikë

Tre të arrestuar në Pejë për grabitjen e një pompe të derivateve

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Vitomericë në Pejë pasi kanë grabitur një pompë të derivateve.

Sipas viktimës tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në lokalin e tij dhe nёn kërcënimin e armës kanë grabitur të holla (pazarin ditor).

“Gjatë hetimeve intensive të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, fillimisht e kanë identifikuar veturën e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe me datën 19.10.2020, Policia e Kosovës arritur të arrestojë tё dyshuarit: Z. V. I lindur me 2001, D. K. i lindur me 2001

B. P. i lindur me 1990”, thuhet në njoftim.

Tek personat e dyshuar njoftohet se është gjetur dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet se është përdorur. Bëhet fjalë për armën e tipit: AK 47, dy (2) karikatorë dhe 14 fishekё cal. 7.62mm.

Të dyshuarit janë ndalur për 48 orë.