Një grua është zhdukur në Skenderaj. Rastin e ka raportuar në Polici të Kosovës vëllai i saj. Ai ka treguar se motra e tij ishte larguar nga shtëpia në mëngjesin e të premtes dhe nuk është kthyer më.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet.