Kronikë

Arrestohet në Fushë Kosovë një grua që dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortit

Një grua në Fushë Kosovë është arrestuar të enjten nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas njoftimit nga Policia, në raportin 24-orësh, ajo dyshohet se veprën e kreu nën ndikimin e alkoolit.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.