Është arrestuar një person sot në Prishtinë me dyshimin se i ka vjedhur telefonin një gruaje në lagjen Dardania, së bashku me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati.
Këtë e ka bërë të ditur për KOHË-n zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
“Njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, sot rreth orës 17:30, kanë arrestuar në flagrancë një person të dyshuar, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes. Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar, viktimës femër i është vjedhë telefoni”, ka thënë ajo.
Ahmeti ka shtuar se personi i arrestuar është duke u intervistuar nga njësitet kompetente, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.