Kronikë e zezë

Operacion i EUROPOL-it në 34 shtete, ndër to Shqipëria e Kosova, 166 të arrestuar

Operacion i EUROPOL-it në 34 shtete, ndër to Shqipëria e Kosova, 166 të arrestuar

Një operacion ndërkombëtar i organizuar nga EUROPOL ka çuar në arrestimin e 166 personave, ku pjesë e tij u bënë dhe autoritetet shqiptare. Sipas Europol, 390 000 persona dhe 44 000 automjete hynë në ‘sitën’ e kontrollit në vendet ndërkufitare, të listuara si pikat e nxehta të dyshuara për trafik kriminal.

Mes të arrestuar, 17 persona akuzohen për trafikun e armëve të zjarrit, 73 për kontrabandimin e emigrantëve, 37 për trafik droge, 12 persona u arrestuan për dokumente të falsifikuara, etj. Po ashtu, në operacion u sekuestruan 51 armë të llojeve të ndryshme dhe 47 kilogramë të një shumëllojshmërie droge.