Një person ka vdekur të hënën në mbrëmje si pasojë e goditjes nga një veturë në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, këmbësori ka vdekur disa orë pas aksidentit.
Trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
Raporti zyrtar:
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr Edmond Hoxha Prishtinë 28.09.2020 13:50. I dyshuari mashkull kosovar derisa po drejtonte automjetin e tij ka goditur këmbësorin viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Rreth orës 22:35 viktima ka ndërruar jetë në repartin intensiv dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”