Kronikë e zezë

Sekuestrohen 176.5 kg drogë në Skrapar, 6 në pranga, mes tyre një punonjëse policie

Sekuestrohen 176.5 kg drogë në Skrapar, 6 në pranga, mes tyre një punonjëse policie

Policia e Skraparit ka sekuestruar 176.5 kg drogë, ndërsa në pranga ranë 6 persona. Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar ‘Kanioni’, ranë pas hekurave Arben Lekli, Alban Bendo, Sefedin Dokaj, Fatjon Beshiri, Anxhela Beshiri si dhe Fatos Lamaj.

Mes të arrestuarve është kryeplaku i fshatit (Lamaj) dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës, si dhe u shpall në kërkim administratori i Njësisë Administrative Tërpan, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.