Kronikë e zezë

Kërkohej në Kroaci për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Gostivari

Kërkohej në Kroaci për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë shqiptari nga Gostivari

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në përpjekjet për të hyrë në Shqipëri, në pikën kufitare të Qafë Thanës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 35-vjeçari Toni Jashari, banues në Gostivar në Maqedoninë e Veriut, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kroacia për veprën penale të trafikimi të lëndëve narkotike dhe veprimit si grup i strukturuar kriminal.

Shqiptari nga Maqedonia është një person më rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është i dënuar në mungesë në Kroaci me 10 vite burg. Ai është arrestuar me qëllime ekstradimin drejt Kroacisë ku do të vuaj edhe dënimin.