Kronikë

Gjykata Themelore dënon me 1 vit burgim të akuzuarit për lëndim të rëndë trupor

Descriptive Text

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë, u ka shqiptuar dënimin dy të akuzuarve për kryerjen e veprës penale "Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas komunikatës së Themelores, A.S dhe D.S, dënohen me 1 vit burgim sepse më 7 maj të këtij viti, pas një mosmarrëveshje, kishin rrahur V.K. me mjete me të forta, duke i shkaktuar lëndime të rënda në hundë dhe kokë.

Të akuzuarve do t’iu ekzekutohet dënimi në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Në këtë dënim do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 7 maj deri më 7 gusht.