Kronikë e zezë

Prizrenasin e zë rryma duke punuar në shtyllë, pëson lëndime të lehta trupore

Prizrenasin e zë rryma duke punuar në shtyllë, pëson lëndime të lehta trupore

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, të shtunën në fshatin Atmagjë të Prizrenit.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30, ku një person derisa ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, ka rënë në kontakt me elektricitetin dhe ka marrë lëndime trupore.